Kina nxit mbrojtjen e të drejtave të të moshuarve në sesionin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut
2023-10-09 17:48:59

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ditët e fundit, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare në Zvicër, ambasadori Chen Xu, mbajti një fjalim të përbashkët në emër të rreth 80 vendeve në sesionin e 54-t të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, ku bëri thirrje për përmirësimin e sistemit të sigurimeve shoqërore dhe mbrojtjen e të drejtave të të moshuarve, për të siguruar jetën e lumtur të tyre.

Në fjalimin e përbashkët u vu në dukje se, me shpejtimin e plakjes së popullsisë globale, janë bërë më të dukshme problemet e mungesës së sigurimeve shoqërore, të pabarazisë rajonale në shërbimin e pensioneve, të diskriminimit ndaj të moshuarve etj. Garantimi i sigurimeve shoqërore dhe mbrojtja e të drejtave të të moshuarve janë bërë probleme që duhet  të zgjidhen nga vendet e ndryshme.

Në fjalim u paraqitën tre propozime, që përfshijnë përsosjen e sistemit të sigurimeve shoqërore, përmirësimin e sistemit të shërbimit të pensioneve dhe nxitjen e ndërtimit të objekteve pa pengesa. (Fani)