Gazetarë nga 22 vende vizitojnë Tibetin e Kinës
2023-10-09 17:53:55

Gati 30 gazetarë nga 22 vende përfunduan një udhëtim pesëditor në Rajonin Autonom të Tibetit të Kinës jugperëndimore të shtunën, njofton “Xinhua”.

Gjatë udhëtimit gazetarët intervistuan banorët dhe zyrtarët vendas dhe dëshmuan zhvillimin e fuqishëm dhe kulturën e larmishme të rajonit.

Udhëtimi i çoi gazetarët në vende të ndryshme në kryeqendrën rajonale Lhasa dhe qytetin e Nyingchi.

Ata morën pjesë gjithashtu në një forum bashkëpunimi ndërkombëtar.

Me temë “Promovimi i harmonisë së njerëzve dhe natyrës, ndarja e fryteve të bashkëpunimit dhe zhvillimit”, përfaqësues të mbi 40 vendeve, rajoneve dhe organizatave ndërkombëtare patën një shkëmbim të thelluar pikëpamjesh mbi eko-mjedisin, bashkëpunimin për zhvillimin dhe njerëzit.  (Fatosi)