Kina dënon sulmin me dron në akademinë ushtarake në Siri
2023-10-09 16:14:04
CFP
Kina dënon sulmin ndaj një akademie ushtarake të enjten në Homs, Siri, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, njofton “Xinhua”.
Deklarata e tij vjen pas sulmin vetëvrasës me dron, i cili u mori jetën të paktën 80 personave dhe ka plagosur më shumë se 200 të tjerë.
Zëdhënësi tha se Kina kundërshton me vendosmëri të gjitha format e akteve të dhunshme terroriste.
“Ne dënojmë sulmin, vajtojmë për viktimat dhe shprehim ngushëllimet tona për të lënduarit dhe familjet që kanë humbur të dashurit”, tha zëdhënësi. (Fatosi)
CFP
Lajmet Kryesore