Foto nga CFP
Në fjalimin e mbajtur ditët e fundit në sesionin e 54-t të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, përfaqësuesi kinez kritikoi shkeljen e të drejtave të banorëve indigjenë nga ShBA-ja, Kanadaja e Australia.
Përfaqësuesi kinez tha se në histori, ShBA-ja, Kanadaja, Australia e vende të tjera kanë grabitur burimet tokësore të banorëve indigjenë, kanë ushtruar skllavëri e kanë bërë masakra, madje edhe gjenocid e gjenocid kulturor mbi ta. Sot këto vende zbatojnë ende politika ligjore diskriminuese, duke shkelur të drejtat e ndryshme të njeriut të banorëve indigjenë, duke përfshirë të drejtat e pjesëmarrjes politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, zhvillimore etj.
Përfaqësuesi kinez u kërkoi vendeve përkatëse të mbajnë përgjegjësinë historike dhe detyrimet lidhur me të drejtat e njeriut, dhe të ndalojnë shkeljen e të drejtave të banorëve indigjenë duke mbrojtur aktualisht të drejtat e tyre. (Fani)