Lojërat Aziatike të Hangzhou-t, një dhuratë e Kinës për botën
2023-10-09 21:11:56

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të dielën në mbrëmje, u mbyllën në qytetin Hangzhou të Kinës Lindore Lojërat e 19-ta Aziatike. I ngarkuari me punën e kryetarit të Këshillit Olimpik të Azisë Raja Randhir Singh u shpreh në ceremoninë e mbylljes se gjatë 16 ditëve të Lojërave Aziatike të Hangzhou-t, Kina realizoi premtimet e bëra për organizimin e një takimi madhështor sportiv me karakteristika kineze e aziatike. Njëkohësisht, nëpërmjet kësaj veprimtarie sportive, të nivelit më të lartë në Azi, bota e ka thelluar njohjen për Kinën.

Me organizimin në mënyrë të hollësishme, numri i sportistëve dhe i ndeshjeve e garave në Lojërat Aziatike të Hangzhou-t shënoi rekord të ri historik. Sportistët e vendeve të ndryshme thyen 15 rekorde botërore, 37  rekorde aziatike dhe 170 rekorde të Lojërave Aziatike. Ndër 45 delegacionet pjesëmarrëse, 27 prej tyre fituan medalje ari dhe 41 morën medalje, duke shënuar rekord në historinë e Lojërave Aziatike.

Delegacioni sportiv kinez fitoi 201 medalje ari, 111 argjendi e 71 bronzi, duke u radhitur në vendin e parë të tabelës së medaljeve me gjithsej 383 të tilla. Ky është rezultati më i mirë i delegacionit kinez në Lojërat Aziatike. Këto arritje shfaqën shpirtin olimpik "Më shpejt, më lart, më fortë, më të bashkuar". Kina ka dhënë kontribut të ri për sportin olimpik aziatik e botëror.

Nëpërmjet Lojërave Aziatike të Hangzhou-t, njerëz nga rajone, raca e kultura të ndryshme lidhën miqësi të thellë. Lojërat Aziatike janë jo vetëm fushë konkurrimi, por edhe urë miqësie. Nën sfondin e situatës së ndërlikuar ndërkombëtare, sinjalet e paqes e të bashkimit të lëshuara nga Lojërat Aziatike të Hangzhou-t janë shumë të çmuara. Bota pa përpjekjet e Kinës në këtë drejtim.

Njëkohësisht, nga qeni robotik që transportonte pajisje sportive deri në automjetet e zgjuara pa drejtues, elementet e teknologjisë së lartë në Lojërat Aziatike të Hangzhou-t tërhoqën vëmendjen e gjithë botës. Njerëzit panë një Kinë moderne me risi.

Krahas këtyre, Lojërat Aziatike të Hangzhou-t krijuan platformën e parë të shikimit digjital të ndeshjeve, zhvilluan për herë të parë ceremoninë e ndezjes së zjarrit në mënyrë digjitale, realizuan pagimin e lëvizshëm dhe u bënë një nga Lojërat Aziatike më të digjitalizuara.

Lojërat Aziatike të Hangzhou-t krijuan një arenë për shkëmbimet mes qytetërimeve të ndryshme dhe treguan hapjen e Kinës dhe dëshirën e saj për nxitjen e zhvillimit të përbashkët e të ndërlidhjes me vendet e ndryshme aziatike. (Fani)