Shkencëtarët kinezë projektojnë robotin me aftësi ngjitëse dhe rrëshqitëse nën ujë
2023-10-09 17:24:28
CFP
Një ekip shkencëtarësh kinezë kanë marrë frymëzim nga peshqit që ngjiten në shkëmb dhe kanë zhvilluar një robot nënujor me aftësi mbresëlënëse ngjitëse, njofton “Xinhua”. Ky robot mund të ngjitet në sipërfaqe me një forcë të barabartë me 1000 herë sa pesha e vet.
Roboti biomimetik gjithashtu arriti një rrëshqitje të jashtëzakonshme me një shpejtësi prej 7.83 herë sa gjatësia e trupit të tij në sekondë, sipas studimit të publikuar në revistën “National Science Review”.
Sipas studimit, roboti mund të ngjitet në sipërfaqen e një modeli anijeje në lëvizje dhe të rrëshqasë pa mundim nën ujë.
Studiuesit thonë se roboti ka perspektivë premtuese në fushat e shkencës detare, eksplorimit nënujor dhe inxhinierisë së oqeanit. (Fatosi)
Lajmet Kryesore