Kina shpreh ngushëllime për viktimat e tërmetit në Afganistan
2023-10-08 22:03:56

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të shtunën, në provincën Herat në perëndim të Afganistanit ra një tërmet 6.2 ballë, i cili sipas raporteve të para ka shkaktuar mbi 2 mijë viktima dhe rreth 10 mijë të plagosur.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës shprehu të dielën dhimbjen e thellë për viktimat dhe ngushëllimet e sinqerta për të afërmit e tyre, duke uruar gjithashtu shërim të shpejtë për të plagosurit. Kina do të ofrojë një ndihmë brenda kapacitetit të saj dhe sipas nevojave të Afganistanit.    

Deri tani nuk ka viktima ose të plagosur nga tërmeti mes shtetasve kinezë që ndodhen në këtë vend. (Fani)