Foto nga CFP
Industria e logjistikës në Kinë vazhdoi rimëkëmbjen në gusht, me vlerën e logjistikës sociale që u rrit me 5.2 për qind në bazë vjetore, sipas një raporti të industrisë, cituar nga “Xinhua”.
Në tetë muajt e parë të vitit, logjistika sociale u rrit 4.8 për qind në bazë vjetore në 216.4 trilionë juanë (rreth 30 trilionë dollarë amerikanë), sipas Federatës së Logjistikës dhe Blerjeve të Kinës.
Norma e rritjes është 0.1 pikë përqindje më e lartë se ajo e shtatë muajve të parë.
Logjistika për produktet industriale u rrit me 4.5 për qind në bazë vjetore në gusht, ndërsa ajo për mallrat e importuara u rrit me 18.4 për qind, sipas të dhënave të federatës.
Të ardhurat totale të industrisë së logjistikës u rritën me 4.7 për qind në bazë vjetore në 8.7 trilionë juanë në tetë muajt e parë, sipas raportit.
Federata bëri të ditur se rimëkëmbja aktuale e logjistikës sociale nuk është mjaftueshëm e fortë, por pret që aktivitetet në sektor të përmirësohen në mënyrë të qëndrueshme në tremujorin e katërt ndërsa kërkesa pritet të rritet më tej. (Irma)