Tibeti bën hapa përpara në ruajtjen e librave të lashtë në Pallatin Potala
2023-10-08 10:41:33

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Autoriteti menaxhues i Pallatit Potala ka njoftuar arritje të rëndësishme në ruajtjen dhe përdorimin e koleksionit të tij të gjerë të librave dhe dokumenteve antike, falë një projekti të veçantë.

Projekti u lançua nga qeveria qendrore në fund të vitit 2018 me një fond të dedikuar prej 300 milionë juanë (41.8 milionë dollarë amerikanë) për të ruajtur dhe eksploruar përdorimin e librave dhe dokumenteve antike në Pallatin Potala në Lhasa, kryeqendra e Rajonit Autonom të Tibetit të Kinës jugperëndimore, shkruan “Xinhua”.

Deri më tani, projekti ka arkivuar më shumë se 12.3 milionë fletë nga 3499 koleksione librash dhe dokumentesh antike dhe ka skanuar në mënyrë digjitale 3152 fletë nga 41 koleksione të shkrimeve të rralla të patra, sipas Zyrës Administruese të Pallatit Potala.

Zyra botoi kohët e fundit një sërë librash që paraqesin gjetjet më të fundit të kërkimit mbi tekstet e lashta të vlefshme në koleksionin e pallatit.

Pallati Potala, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, konsiderohet si një shtëpi thesari i historisë, kulturës dhe artit tibetian. Ai strehon rreth 40.000 koleksione librash dhe dokumentesh antike në shumë gjuhë. Ndër koleksionet më domethënëse janë shkrimet e shenjta të shkruara në rreth 30.000 gjethe patra. (Irma)