Shtatori 2023, muaji më i ngrohtë në histori
2023-10-08 11:51:45

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Shtatori i këtij viti ka shënuar temperaturat më të ngrohta të regjistruara gjatë këtij muaji në histori, duke thyer nivelin e mëparshëm me një diferencë të madhe, sipas Shërbimit Klimaterik të Bashkimit Europian, raporton “BBC”, citon “Panorama”.

Shtatori i 2023-s ishte 0.93 gradë më i ngrohtë se temperatura mesatare e shtatorit midis viteve 1991-2020 dhe 0.5 gradë më i nxehtë se rekordi i mëparshëm i vendosur në vitin 2020.

Ekspertët besojnë se emetimet e vazhdueshme të gazeve ngrohëse, përveç ngjarjes së motit El Nino, janë faktorët që po e nxisin nxehtësinë.

Disa shkencëtarë kanë thënë se janë të tronditur nga shkalla e rritjes.

Kjo vjen në vazhdën e verës më të nxehtë të regjistruar në hemisferën veriore, pasi temperaturat në rritje nuk tregojnë shenja të rënies. (Irma)