Rusia po shqyrton mundësinë e braktisjes së traktatit të armëve bërthamore
2023-10-08 10:57:15

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kryetari i Parlamentit rus, Vyacheslav Volodin, deklaroi se ligjvënësit rusë do ta konsiderojnë revokimin e ratifikimit të Traktatit për Ndalim të Testimeve Bërthamore, pasi presidenti Vladimir Putin e ka përmendur mundësinë e rikthimit të testimeve të tilla, shkruan “Panorama”.

Veprime të tilla nga ana e Rusisë, apo e Shteteve të Bashkuara, do të mund të jenë destabilizuese në kohën e rritjes së tensioneve mes dy vendeve.

Putin deklaroi ditë më parë se doktrina bërthamore e Rusisë nuk ka nevojë për përditësim dhe se nuk është gati të deklarohet nëse Rusia duhet t’i rikthejë testimet bërthamore.

Shefi i Kremlinit tha se Rusia do ta shqyrtojë mundësinë e revokimit të traktit, të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë nënshkruar, por nuk e kanë ratifikuar.

Rusia ka më së shumti koka bërthamore në botë, shumicën të trashëguara nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Sipas Kombeve të Bashkuara, përgjatë pesë dekadave, prej vitit 1945 deri më 1996, janë kryer më shumë se 2000 testime bërthamore, 1032 nga SHBA-ja dhe 715 nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Më vonë testime bërthamore kanë kryer edhe India, Pakistani dhe Koreja e Veriut. (Irma)