Sektori i dërgesave ekspres në Kinë regjistroi rritje të shpejtë në tetë muajt e parë të vitit
2023-10-08 11:55:14

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Sektori i dërgesave në Kinë regjistroi rritje dyshifrore për sa i përket vëllimit të biznesit dhe të ardhurave gjatë tetë muajve të parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare.

Sektori arriti të ardhura totale prej 748.81 miliardë juanë (rreth 104.29 miliardë dollarë amerikanë), me një rritje prej 10.7 për qind në bazë vjetore, sipas Zyrës Shtetërore të Postës, citon “Xinhua”.

Kompanitë në këtë sektor trajtuan 81.46 miliardë pako gjatë kësaj periudhe, një rritje me 15.9 për qind krahasuar me një vit më parë.

Vetëm në gusht, sektori i dërgesave në Kinë dorëzoi 11.16 miliardë pako, me të ardhurat që u rritën me 12.3 për qind në bazë vjetore, duke arritur në 99.28 miliardë juanë, sipas të dhënave. (Irma)