Nisma “Një brez, një rrugë” ofron mundësi të mëdha për Kirgistanin
2023-10-08 12:13:04

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Nisma “Një brez, një rrugë” (BRI) ka hapur mundësi të mëdha zhvillimi për Kirgizatanin, deklaroi Zhalyn Zheenaliev, zëvendësdrejtor i Agjencisë Kombëtare të Investimeve në këtë vend.

Gjatë një interviste për “Xinhua”, ai tha se marrëdhëniet Kirgistan-Kinë janë zhvilluar intensivisht në dekadat e fundit dhe sot ato karakterizohen si strategjike.

“Gjatë 10 viteve të fundit, partneri kryesor investues i Kirgistanit ka qenë Kina. Rreth 33 për qind e investimeve në vend kanë ardhur nga Kina”, tha Zheenaliev.

Sipas tij, duke shfrytëzuar mundësitë e ofruara nga “Një brez, një rrugë”, janë ndërtuar projekte të mëdha, si linja e transmetimit të energjisë Datka-Kemin, një shkollë në Bishkek dhe një spital.

“Në kuadër të iniciativës, do të fillojë zhvillimi i një projekti për ndërtimin e hekurudhës Kinë-Kirgistan-Uzbekistan. Ky është një moment i rëndësishëm strategjik në historinë e Kirgistanit. Dega hekurudhore në vend nuk është e zhvilluar dhe ndërtimi i kësaj hekurudhe do t'i lejojë Kirgistanit të dalë nga qorrsokaku hekurudhor dhe të arrijë një nivel të ri logjistik të transportit”,- tha ai.

Zyrtari shprehu gjithashtu besimin se Rajoni Autonom i Xinjiang Ujgur i Kinës mund të bëhet një nga lokomotivat kryesore në promovimin e nismave kirgize-kineze. (Irma)