Hong Kongu do të zhvillojë Samitin global të Investimeve të Liderëve Financiarë
2023-10-08 11:48:21

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Samiti i dytë global i Investimeve të Liderëve Financiarë do të mbahet nga 6 deri më 8 nëntor në Hong Kong, ku pritet të marrin pjesë 300 liderë, njoftoi kreu i Autoritetit Monetar të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKMA), Eddie Yue, citon “Xinhua”.

Sipas tij, samiti i këtij viti përfshin samitin kryesor dhe forumin e investimeve, i cili do të organizohet bashkërisht nga HKMA, Komisioni i Letrave me Vlerë dhe të Ardhshme të Hong Kongut dhe Akademia e Financave e Hong Kongut.

Me temën “Të jetosh me kompleksitet”, udhëheqësit e industrisë do të diskutojnë mbi tendencat dhe ndryshimet që kanë implikime të gjera në industrinë financiare.

Më shumë se 90 kryetarë grupesh ose drejtues ekzekutivë nga institucionet më të mira financiare në botë do të marrin pjesë në samit. (Irma)