Foto nga CFP
Kina paraqiti një model të lartë dhe të sofistikuar në organizimin e Lojërave të 19-ta Aziatike të mbajtura në qytetin kinez të Hangzhou, deklaroi Jibril Rajoub, kreu i Këshillit Suprem Palestinez për Rininë dhe Sportet.
Gjatë një interviste për “Xinhua”, ai deklaroi se Kina ka ofruar një model të lartë dhe të sofistikuar në organizimin e Lojërave të 19-ta Aziatike.
Duke filluar nga 23 shtatori dhe duke zgjatur deri më 8 tetor, provinca Zhejiang e Kinës priti Lojërat Aziatike ku morën pjesë mbi 12.000 atletë nga e gjithë Azia.
“Trashëgimia sportive kineze mund të ndërtohet në të ardhmen, qoftë në marrëdhëniet dypalëshe me Palestinën ose në marrëdhëniet e Kinës me komunitetin ndërkombëtar brenda kornizës së sportit”,- shpjegoi Rajoub.
Ai shprehu krenarinë e tij për fitoren e medaljes së bronztë nga karateistja palestineze, Hala Alqadi. Kjo është medalja e parë e Palestinës në Lojërat Aziatike Hangzhou dhe e para në Lojërat Aziatike që nga viti 2002. (Irma)