Mbyllen Lojërat e 19-ta Aziatike të Hangzhout
2023-10-08 22:01:09

Foto nga CFP

Të dielën në mbrëmje, u mbyllën në Hangzhou të Kinës Lindore Lojërat e 19-ta Aziatike. Kryeministri kinez Li Qiang mori pjesë në ceremoninë e mbylljes.

Delegacioni sportiv i Kinës fitoi gjithsej 201 medalje ari, 111 argjendi dhe 71 bronzi, duke u radhitur në vendin e parë të tabelës së medaljeve. Japonia zuri vendin e dytë me 52 medalje ari dhe Koreja e Jugut, vendin e tretë me 42 medalje ari.

Lojërat e 20-ta Aziatike do të zhvillohen në Nagoya të Japonisë. (Fani)