Të ardhurat e brendshme të turizmit në Kinë arritën në mbi 100 miliardë dollarë gjatë festës së Ditës Kombëtare
2023-10-08 12:19:39

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Tregu vendas i turizmit në Kinë gjeneroi afërsisht 753.4 miliardë juanë (rreth 103.2 miliardë dollarë amerikanë) të ardhura gjatë Festivalit të Mesvjeshtës dhe festës së Ditës Kombëtare, e cila përfundoi të premten, tregojnë statistikat zyrtare, citon “Xinhua”.

Shifra përfaqëson një rritje vjetore prej 129.5 për qind dhe një rritje prej 1.5 për qind nga ajo e festës së Ditës Kombëtare në vitin 2019, bëri të ditur Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Sipas të dhënave, gjatë festës tetëditore, kinezët realizuan 826 milionë udhëtime turistike vendase, një rritje prej 71.3 për qind nga viti i kaluar dhe një rritje prej 4.1 për qind nga viti 2019. (Irma)