Hamasi lëshon raketa kundër Izraelit
2023-10-07 13:20:36
Foto: VCG
Të shtunën herët në mëngjes, organizata e armatosur palestineze Hamas lëshoi nga Gaza shumë raketa kundër Izraelit, dhe të paktën një raketë goditi një godinë në Tel-Aviv të Izraelit. Sipas njoftimeve të organizatës izraelite të ndihmës "Mburoja e kuqe e Davidit", sulmi shkaktoi plagosjen e pesë izraelitëve.
Njëkohësisht, shumë persona të armatosur nga Gaza hynë në qytetin Sderot të Izraelit afër Gazës, duke shkëmbyer zjarr me forcat e mbrojtjes izraelite.
Forcat e mbrojtjes izraelite deklaruan se sulmi u krye nga Hamasi dhe se ato do të kundërpërgjigjen. (Fani)
Lajmet Kryesore