Java e Modës Kinë-Francë krijon ura për shkëmbimet kulturore
2023-10-07 11:55:56

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Edicioni i parë i Javës së Modës Kinë-Francë, i mbajtur nga Qendra Kulturore e Kinës, tërhoqi qindra përfaqësues dhe adhurues të modës, për të shijuar performancat e mrekullueshme të stilistëve kinezë dhe francezë.

Në eventin treditor u prezantuan modele veshjesh nga stilistë nga Kina dhe Franca, shkruan “Xinhua”.

Ky event ishte gjithashtu pjesë e Javës së Modës në Paris. Në brigjet e Senës u prezantuan një sërë shfaqjesh dhe sfilata që do të vazhdojnë deri të dielën. Shfaqjet kombinuan artet e Lindjes dhe Perëndimit, si dhe artet e lashta dhe moderne, të cilat frymëzuan ndërveprimin midis audiencës kineze dhe franceze. Gjatë Javës së Modës, shumë stilistë kinezë kanë ekspozuar dizajne unike kineze dhe veshje, për të ilustruar trashëgiminë kulturore të markave të tyre të modës.

“Më pëlqen shumë kjo shfaqje, veçanërisht prerja dhe pëlhura e këtyre dizenjove, dhe disa elementë të dizajnit nga natyra, si zogjtë dhe malet, janë koncepte klasike artistike kineze. Përzierja dhe qepja e materialeve të pëlhurës është e mahnitshme”,- tha Isabelle Laëson, drejtoreshë ekzekutive e Sallonit Ndërkombëtar të Artit Francez, pasi ndoqi një shfaqje të modës dimërore.

“Është hera ime e parë që shikoj një sfilatë kineze. Ishte e mahnitshme. Mendoj se moda është një arenë e rëndësishme për të nxitur shkëmbimet kulturore midis Kinës dhe Francës. Mezi pres të shoh më shumë shfaqje më të mira në të ardhmen”, tha Chen Ëenxiong, ish-deputet i Asamblesë Kombëtare Franceze, pasi ndoqi shfaqjen e koleksioneve “NuNu&NoNo” të dizajnuara nga stilisti kinez Zhang En.

Liu Hongge, drejtor i Qendrës Kulturore Kineze në Paris, tha se kjo ndërthyrje e modës do të krijojë hapësira të reja për bashkëpunim midis industrive kulturore dhe të modës të të dy vendeve dhe do të japë rezultate më pragmatike. (Irma)