Foto nga CFP
Një shfaqje makinash gjatë javës së artë të festimeve për Festën e Mesvjeshtës dhe të Ditës Kombëtare, që zgjati nga 29 shtatori deri më 6 tetor, tregoi popullaritetin në rritje të automjeteve me energji të re (NEV), një fokus i ri i shfaqjeve të automjeteve në të gjithë Kinën.
Gjatë ekspozitës 6-ditore Ndërkombëtare të Automjeteve me Energji të Re, e zhvilluar në Hefei, kryeqendra e provincës Anhui të Kinës lindore, u ekspozuan më shumë se 1000 makina NEV nga 95 marka nga brenda dhe jashtë vendit, shkruan “Xinhua”.
Në këtë ekspozitë, përveç makinave mini me vlerë dhjetëra mijëra juanë, ksihte edhe modele me vlerë deri në 1 milion juanë, për të përmbushur kërkesat e ndryshme të konsumatorëve.
Markat NEV përfshinin gjigantë të njohur botërorë si “Audi”, “Mercedes-Benz” dhe “BMW”, si dhe prodhues kinezë si “BYD”, “Chery” dhe “NIO”.
Kina është prodhuesi dhe tregu më i madh i makinave me energji të re në botë. Në tetë muajt e parë të këtij viti, Kina pati një rritje të shitjeve të NEV-ve me 39.2 për qind në bazë vjetore në mbi 5.37 milionë njësi, tregojnë të dhënat nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave.
Në planin e fundit të punës për industrinë e automjeteve, qeveria kineze synon që shitjet e NEV-eve për këtë vit të arrijnë në 9 milionë njësi, një rritje prej 30 për qind në bazë vjetore. (Irma)