Foto nga CFP
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se vendosja e rregullave ndaj çdo vendi tjetër duhet të ndalohet dhe askush nuk ka të drejtë të sundojë botën për të tjerët. Duke iu drejtuar seancës plenare të Klubit të Diskutimit Valdai në Sochi, Putin theksoi domosdoshmërinë për të ndërtuar një botë të hapur, të ndërlidhur dhe të larmishme, ku vendosja e rregullave ndaj vendeve të tjera duhet të ndalohet, shkruan “Xinhua”.
“Duhet të ndalohet t'i imponohet çdo vendi apo populli se si duhet të jetojnë, si duhet të ndihen. Vetëm diversiteti i vërtetë kulturor dhe qytetërues do të sigurojë mirëqenien e njerëzve dhe ekuilibrin e interesave”,- tha ai, duke shtuar se askush nuk ka të drejtë të sundojë botën për të tjerët.
Sipas tij, nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme globale nëse nuk respektohet opinioni i të gjitha vendeve dhe të gjithë të ndihen të sigurt.
Lidhur me politikën e mbrojtjes, Putin tha se Rusia së shpejti do të fillojë prodhimin masiv të sistemit raketor strategjik Sarmat dhe është kryer testi i fundit i suksesshëm i Burevestnik, një raketë lundrimi me fuqi bërthamore me rreze globale. (Irma)