Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se ruajtja e solidaritetit europian me Ukrainën është sfida më e madhe me të cilën përballet kontinenti, duke shprehur shqetësimin se premtimet e ndihmës për vendin mund të ngadalësohen ndërsa afrohet dimri i dytë i konfliktit, përcjell “ATSH”.
Deklarata e Zelensky erdhi gjatë një samiti të Komunitetit Politik Europian (EPC) në Granada, Spanjë, ku disa dhjetëra liderë europianë u mblodhën për të diskutuar rritjen e bashkëpunimit, pavarësisht tensioneve gjeopolitike që po tronditin kontinentin.
Zelensky theksoi rëndësinë e forcimit të mbrojtjes ajrore të Ukrainës përpara atij që pritet të jetë një tjetër dimër i ashpër.
“Ne u kërkojmë udhëheqësve të vazhdojnë ndihmën e tyre ushtarake”, tha Zelensky.
Ndërsa kryediplomati europian, Josep Borrell, deklaroi se Bashkimi Europian po punon për të zgjeruar ndihmën e saj.
Ndërsa kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së dhe mikpritësi i takimit, deklaroi se të gjithë europianët po mbështesin Ukrainën dhe presidentin Volodymyr Zelensky. (Irma)