Kinë - Korret mbi 40 për qind e drithërave të vjeshtës
2023-10-07 11:12:18

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale njoftoi se deri tani në të gjithë vendin janë korrur rreth 42.2 për qind e drithërave të vjeshtës.

Me rajone si provinca Henan e Kinës qendrore, që përshpejtojnë të korrat mes kushteve të mira atmosferike, korrja e vjeshtës e këtij viti është në të njëjtin ritëm me atë të periudhës së vitit të kaluar, bëri të ditur ministria.

Sipas ministrisë, deri tani, janë korrur gati gjysma e orizit të sezonit të mesëm, mbi 40 për qind e misrit dhe rreth 40 për qind e sojës, shkruan “Xinhua”.

Kina ka marrë masa të shumanshme për të siguruar një korrje të shpejtë të vjeshtës. Ministria e Financave ndau 2.4 miliardë juanë (rreth 334 milionë dollarë amerikanë) subvencione në gusht për plehra, pesticide dhe spërkatje për të ndryshuar rendimentet e drithërave të vjeshtës.

Sipas raportit të punës për vitin 2023, Kina synon të stabilizojë prodhimin vjetor të grurit në mbi 650 miliardë kg. (Irma)