Foto nga CFP
Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëra-tjetrën për gjuajtje në kufi, duke shtuar tensionet mes dy kombeve, pasi Azerbajxhani mori kontrollin e rajonit të diskutueshëm malor të Nagorno-Karabakut muajin e kaluar nga separatistët armenë që e kishin kontrolluar atë për tre dekada, shkruan “CGTN”.
Ministria armene e Mbrojtjes njoftoi se njësitë e Forcave të Armatosura të Azerbajxhanit lëshuan zjarr ndaj një automjeti që transportonte rezerva për personelin e vendosur në postat luftarake armene pranë Norabak.
Ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se forcat armene qëlluan mbi pozicionet në rrethin e saj Kalbajar. Të dyja palët nuk raportuan për viktima.
Akuzat e reja erdhën pasi presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, deklaroi të enjten se vendi ishte gati për takime trepalëshe në Bruksel, me Armeninë dhe Bashkimin Europian. (Irma)