Nisma Nyingchi nxit zhvillimin e rajonit trans-Himalaje
2023-10-07 10:47:40

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Në Forumin e tretë Xizang-Trans-Himalaje për Bashkëpunim Ndërkombëtar u lançua nisma “Nyingchi” në qytetin jugperëndimor kinez të Nyingchi, në përpjekje për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë rajon, shkruan “Xinhua”.

Palët pjesëmarrëse shkëmbyen pikëpamje mbi eko-mjedisin, për promovimin e harmonisë së njerëzve dhe natyrës, ndarjes së fryteve të bashkëpunimit për zhvillim dhe shkëmbime mes njerëzve, si dhe u arrit një konsensus i gjerë, thuhet në dokumentin e publikuar me këtë rast.

Përmes kësaj nisme, Kina propozon të thellojë bashkëpunimin ndërkombëtar ekologjik dhe të promovojë harmoninë midis njerëzve dhe natyrës; të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillim dhe të ndajë rezultatet e zhvillimit; të promovojë dialogun dhe shkëmbimet mes njerëzve dhe të mbrojë diversitetin e qytetërimeve botërore; të ruhet paqja dhe siguria ndërkombëtare dhe të përmirësohet sistemi i qeverisjes globale.

Kjo nismë thekson se rajoni trans-Himalaje karakterizohet nga një popullsi e madhe, qytetërime të ndryshme dhe diversitet thelbësor ekologjik dhe zhvillimi i tij është vendimtar për mirëqenien e përbashkët të njerëzve në të gjithë botën. (Irma)