Agjencia Federale gjermane e Rrjetit (BNetzA) paralajmëroi për rreziqet për furnizimin me energji të paraqitura nga një dimër i ftohtë i mundshëm, pavarësisht përmirësimeve në situatën e furnizimit.
Kreu i agjencisë, Klaus Mueller, u bëri thirrje konsumatorëve që të kursejnë energjinë, shkruan “Xinhua”.
Për të siguruar furnizimin me gaz të Gjermanisë gjatë dimrit, objektivi prej 95 për qind për mbushjen e depozitave të gazit të vendit u arrit para kohe në shtator, sipas raportit të “BnetzA”. Dy javë më parë, agjencia kreu një stërvitje emergjente duke simuluar mungesën e gazit.
Edhe pse Gjermania ishte shumë më e përgatitur këtë dimër sesa vitin e kaluar, ishte ende herët për të qartësuar situatën, tha Mueller pas testit.
Parashikimet e motit tregojnë se dimri i hershëm do të jetë mjaft i ngrohtë, ndërsa pjesa e fundit e dimrit do të jetë më e ftohtë, por gjithsesi e butë, tha një zëdhënës i Shërbimit Meteorologjik Kombëtar të Gjermanisë (DWD).
Sipas tij, fenomeni El Nino, i cili mund të çojë në ftohje në Evropën Qendrore dhe Gjermani, është një ndikim i madh që nuk është saktësisht i parashikueshëm. (Irma)