Aktivistja iraniane fiton Çmimin Nobel për Paqe
2023-10-07 11:32:13

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Aktivistja iraniane për të drejtat e njeriut, Narges Mohammadi, fitoi Çmimin Nobel për Paqen, për luftën e saj kundër shtypjes së grave në Iran dhe përpjekjet për promovimin e të drejtave të njeriut dhe lirisë për të gjithë, përcjell “RTSH”.

Ajo është gjithashtu dhe nënkryetare e Qendrës së Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut.

Mohammadi ka marrë disa dënime me burg që nga viti 2011 dhe aktualisht vuan dënimin në burgun “Evin” të Teheranit, për përhapje propagande.

Këtë vit ajo u përfshi gjithashtu në 100 Gratë e BBC-së, një listë e profilit të lartë prej 100 grave frymëzuese dhe me ndikim nga e gjithë bota. (Irma)