Kina aktivizon reagimin emergjent për katastrofën bujqësore
2023-10-07 10:40:24

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale aktivizoi të enjten një përgjigje emergjente të nivelit IV ndaj fatkeqësive të mëdha natyrore me ndikime bujqësore, pasi tajfuni “Koinu” dhe frontet e ftohta do të sjellin rrebeshe të mëdha në dy provinca jugore.

Nga e premtja deri të dielën, stuhitë do të përfshijnë rajonet bregdetare të Fujian dhe Guangdong, ndërsa reshjet në disa pjesë të dy provincave mund të kalojnë 300 mm, sipas ministrisë, citon “Xinhua”.

Erërat e forta dhe stuhitë e shiut mund të përmbytin tokat bujqësore, të dëmtojnë të korrat dhe të pengojnë prodhimin e industrisë së peshkimit dhe sektorëve të tjerë bujqësor, bëri të ditur  ministria.

Ministria u kërkon autoriteteve provinciale që të marrin masa për të njoftuar anijet e peshkimit të ankorohen në port dhe të ndihmojnë në korrjen e të mjelljave sa më shpejt të jetë e mundur, për të mbrojtur jetën dhe pronën e fermerëve dhe peshkatarëve. (Irma)