Foto nga VCG
Paul Chan, sekretari për Financast në qeverinë e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, deklaroi se në Hong Kong janë zhvilluar mirë financat e gjelbra dhe qyteti është bërë tashmë qendra e financave të gjelbra të Azisë, përcjell “Xinhua”.
Chan deklaroi në Forumin Vjetor të Financave të Gjelbra se vitin e kaluar shuma totale e borxhit të gjelbër dhe të qëndrueshëm të rregulluar ose emetuar në Hong Kong i tejkaloi 80 miliardë dollarë amerikanë, më shumë se 40 për qind në krahasim me një vit më parë, me emetimin e obligacioneve të gjelbra që përbënin rreth një të tretën e pjesës së tregut në Azi.
Sipas tij, kjo gjë demonstron pozicionin udhëheqës të Hong Kongut si një platformë dhe ofrues shërbimi i shquar në rajon. Ai theksoi se kompanitë e pjesës kontinentale i besojnë Hong Kongut për mbledhjen e fondeve të gjelbra.
Chan tha se Hong Kongu është i prirë të kontribuojë në tranzicionin e gjelbër global dhe mirëpret vendet nga Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore, Lindja e Mesme dhe vendet e nismës “Një brez, një rrugë” për të përdorur shërbimet financiare të Hong Kongut. (Irma)