Shënon rritje lëvizja e udhëtarëve në Kinë përmes transportit rrugor dhe detar në periudhën janar-gusht
2023-10-06 11:41:14
Foto nga VCG
Lëvizja e udhëtarëve në Kinë përmes transportit rrugor dhe detar shënoi një rritje të fortë në tetë muajt e parë të vitit, bëri të ditur Ministria e Transporteve.
Sipas të dhënave zyrtare, cituar nga “Xinhua”, rrjeti i transportit rrugor trajtoi rreth 2.97 miliardë udhëtime pasagjerësh gjatë kësaj periudhe, 19.7 për qind më shumë në bazë vjetore.
Një total prej 184.14 milionë udhëtimesh pasagjerësh u kryen përmes transportit detar, një rritje me 123.3 për qind krahasuar me një vit më parë.
Vetëm në gusht, udhëtimet e pasagjerëve të kryera përmes transportit rrugor dhe detar në Kinë ishin përkatësisht 416.25 milionë dhe 35.93 milionë, sipas të dhënat. (Irma)
Lajmet Kryesore