Foto nga VCG
Zyra Statistikore Evropiane bëri të ditur se çmimet e prodhimit industrial u rritën në baza mujore me 0.6 për qind në Eurozonë dhe 0.5 për qind në Bashkimin Evropian në gusht, ndërsa të dyja rajonet shënuan rënie në bazë vjetore.
Sipas të dhënave të Eurostat-it, përcjellë nga “ATSH”, çmimet e prodhimit në Eurozonë u rritën me 2.5 për qind në sektorin e energjisë në baza mujore, ndërsa mbetën të qëndrueshme për mallrat kapitale dhe mallrat e konsumit jo të qëndrueshëm. Po ashtu, çmimet janë ulur me 0.1 për qind për mallrat e konsumit afatgjatë dhe 0.4 për qind për mallrat e ndërmjetme.
Për sa i përket BE-së, çmimet e energjisë u rritën me 2.2 për qind, me një rënie prej 0.1 për qind për mallrat kapitale dhe 0.4 për qind për mallrat e ndërmjetme dhe të qëndrueshme në pjesën tjetër.
Ndër vendet anëtare, rritjet më të mëdha mujore të çmimeve të prodhimit industrial u vërejtën në Irlandë (3.7 për qind), Finlandë (2.4 për qind) dhe Greqi (2 për qind). Ndërsa, uljet më të mëdha u regjistruan në Rumani (1.3 për qind), Slloveni (0.7 për qind) dhe Belgjikë (0.6 për qind). (Irma)