Foto nga VCG
He Jie fitoi medaljen e parë të artë të Kinës në maratonën për meshkuj në Lojërat Aziatike në Hangzhou. Ai regjistroi kohën 2 orë, 13 minuta e 2 sekonda, duke arritur fitoren historike, shkruan “Xinhua”.
Foto nga VCG
Koreani Han Il Ryong fitoi medaljen e argjendtë me kohën 2:13:27, ndërsa kinezi Yang Shaohui të bronzit, me kohën 2:13:39.
Në 30 kilometrat e parë ishin shtatë atletë që vraponin pranë njëri-tjetrit, por vetëm He dhe Han ishin ende në krye të grupit pas 40 km, përpara se ai të merrte revansh në 2 kilometrat e fundit duke prerë dhe shiritin.
Foto nga VCG
Në garën e femrave, Eunice Chebichii Paul Chumba nga Bahreini fitoi medaljen e artë, kinezja Zhang Deshun të argjendtën me kohën 2:27:55, ndërsa medaljen e bronztë e rrëmbeu Sardana Trofimova nga Kirgistani, me kohën 2:28:41.
“Unë ia arrita qëllimit tim për të qëndruar në podium. Arrita të ruaja shpejtësinë time për të përfunduar mes tre të parave”,- tha Zhang. (Irma)