Norvegjezi Jon Fosse fiton çmimin “Nobel” në Letërsi
2023-10-06 12:26:48

Foto nga NRK

Foto nga NRK

Shkrimtari norvegjez Jon Fosse fitoi çmimin “Nobel” në Letërsi, për dramat dhe prozën e tij novatore, që u japin zë të pathënave, thuhet në njoftimin e dhënë nga Akademia Suedeze.

Ai është përshkruar nga kjo akademi si një nga dramaturgët më të njohur dhe më të interpretuar të kohës sonë dhe se shkrimi i tij ekspozon humbjen e orientimit të njeriut, citon “ATSH” mediet e huaja.

Shkrimtar, poet dhe dramaturg, Jon Fosse u lind në Haugesund në vitin 1959.

Intelektual i shumanshëm, ai bëri debutimin e tij në vitin 1983 me romanin “Raudt, svart” (“E kuqe, e zezë”), dhe më pas eksperimentoi me narrativën e shkurtër, poezinë, letërsinë jotrillim dhe atë për fëmijë.

Veprat e tij më të arrira janë “Natta syng sine songar” (“Dhe nata këndon”), “Eg er vinden” (“Unë jam era”) dhe “Morgon og kveld” (“Mëngjes dhe mbrëmje”).

Ai u vlerësuar me titullin Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës të Republikës Franceze në vitin 2007. (Irma)