Foto nga VCG
Kina dhe Pakistani janë partnerë strategjikë bashkëpunimi në të gjitha rrethanat dhe vende me vëllazëri të hekurt, tha të enjten diplomati i lartë kinez Wang Yi, duke shtuar se marrëdhëniet dypalëshe u kanë qëndruar provave të kohës dhe kanë vazhduar të ruajnë një hov të fortë zhvillimi.
Wang, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe drejtor i Zyrës së Komisionit Qendror për Punët e Jashtme, i tha këto kur u takua me ministrin e Jashtëm të Pakistanit Jalil Abbas Jilani në Forumin e 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Trans-Himalajave të Xizang-ut të Kinës, të mbajtur në Nyingchi të Rajonit Autonom të Xizang-ut të Kinës Jugperëndimore.
Foto nga VCG
Ky vit shënon dhjetëvjetorin e nismës “Një brez, një rrugë” të propozuar nga Kina dhe të Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan, tha Wang, duke vënë në dukje se Korridori Ekonomik Kinë-Pakistan ka sjellë përfitime konkrete për zhvillimin ekonomik të Pakistanit dhe për popullin pakistanez.
Wang theksoi se pala kineze është e gatshme të punojë me palën pakistaneze për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë të Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan.
Foto nga VCG
Nga ana e tij, Jilani vlerësoi lart rezultatet e frytshme të bashkëpunimit dypalësh dhe të Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan, duke theksuar se marrëdhëniet me Kinën kanë qenë gjithmonë guri i themelit i politikës së jashtme të Pakistanit.
Korridori Ekonomik Kinë-Pakistan e ka ndihmuar Pakistanin të transformojë peizazhin e vet ekonomik dhe të sigurojë përfitime të dukshme, shtoi ministri i Jashtëm.
Ai shprehu gjithashtu urime për 74-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.