Kreditë bujqësore të huadhënësit më të madh të Kinës, rreth 4 trilionë juanë deri në gusht
2023-10-06 15:25:14

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Banka Industriale dhe Tregtare e Kinës (ICBC), huadhënësi më i madh i vendit, ka rritur mbështetjen financiare ndaj sektorit të bujqësisë, për të nxitur zhvillimin e tij me cilësi të lartë.

ICBC-ja bëri të ditur që, deri në fund të gushtit, kreditë lidhur me bujqësinë të dhëna prej saj arritën afro 4 trilionë juanë (rreth 557.12 miliardë dollarë amerikanë).

Banka ka zhvilluar një sërë produktesh financimi për të ofruar mbështetje kreditore të saktë e të përshtatshme për klientët në fusha kyçe, si furnizimi me ushqime dhe sektori i farërave.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Deri në fund të gushtit, bilanci i huave të ICBC-së në këto fusha kryesore arriti në 140 miliardë juanë.

Banka gjithashtu u ka ofruar klientëve ruralë shërbime të veçanta, si ulja e tarifës së kartës bankare, si edhe depozita e produkte financiare të posaçme.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Deri në fund të gushtit, ICBC-ja kishte lëshuar më shumë se 45 milionë karta bankare për rigjaëlërimin rural, duke dhënë mbështetje të fortë për aktivizimin e tregut rural dhe promovimin e konsumit rural.