Foto nga VCG
Kina kundërshton me vendosmëri veprimin e njëanshëm të Japonisë për lëshimin e ujit të ndotur bërthamor në oqean. Kështu u shpreh të enjten një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze mbi fillimin e raundit të dytë të lëshimit në oqean të ujit të ndotur bërthamor të Fukushimës nga Japonia.
Kompania e Energjisë Elektrike e Tokios (TEPCO) njoftoi të enjten se ka filluar raundin e dytë të lëshimit në oqean të ujit të ndotur të centralit të dëmtuar bërthamor të Fukushimës dhe ka në plan të lëshojë 7 800 tonë ujë të tillë gjatë 17 ditëve.
Foto nga VCG
Duke theksuar se qëndrimi i Kinës për lëshimin është i qartë dhe i vendosur, zëdhënësi shtoi:
"E ritheksoj se oqeani i përket gjithë njerëzimit. Qeveria japoneze duhet t’u përgjigjet të gjitha shqetësimeve të bashkësisë ndërkombëtare, të ketë komunikim të plotë e të sinqertë me vendet fqinje dhe ta largojë ujin e ndotur bërthamor në një mënyrë të përgjegjshme."
Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare duhet të nxitë një marrëveshje ndërkombëtare mbikëqyrjeje që do të mbetet në fuqi për një kohë të gjatë dhe të sigurojë që vendet fqinje të Japonisë dhe palët e tjerë të interesuara të marrin pjesë në mënyrë thelbësore në këtë marrëveshje.
Centrali i shkatërruar bërthamor i Fukushimës filloi raundin e dytë të lëshimit të ujit të ndotur bërthamor në det të enjten, pas përfundimit të raundit të parë në shtator, mes protestave nga peshkatarët vendorë dhe vendet e tjera.
Foto nga VCG
Kompania e Energjisë Elektrike e Tokios, operatorja e centralit, tha se punonjësit aktivizuan një pompë për të holluar ujin e trajtuar me sasi të mëdha uji detar, duke e dërguar ngadalë përzierjen në oqean nëpërmjet një tuneli nëntokësor.
Lëshimi i ujërave pritet të vazhdojë për dekada.
Një grup prej 150 vetash në Japoni, duke përfshirë punonjës peshkimi në prefekturën e Fukushimës, paraqiti një padi kundër qeverisë japoneze dhe TEPCO-s muajin e kaluar, duke kërkuar ndalimin e lëshimit.
Foto nga VCG
Shumë aktivistë koreanojugorë e dënuan të enjten hedhjen e ujit të ndotur nga centrali bërthamor i Fukushimës në Oqeanin Paqësor. Ata zhvilluan një konferencë shtypi pranë ambasadës japoneze në Seul, duke i kërkuar qeverisë japoneze të ndalojë menjëherë "krimet e terrorizmit bërthamor kundër njerëzimit."
Në Konferencën e Përgjithshme të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) të mbajtur në fund të shtatorit, nënkryetari i Autoritetit të Energjisë Atomike të Kinës Liu Jing theksoi se lëshimi i ujit të ndotur të Fukushimës është një çështje madhore e sigurisë bërthamore, pasi është një lëshim artificial i ujit të ndotur një nga aksident bërthamor në det që nuk ka ndodhur kurrë më parë.