Studiuesi: Kina përmirëson të drejtat e njeriut me një qasje holistike
2023-10-06 11:56:18


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka ndërmarrë hapa thelbësorë për të përmirësuar të drejtat e njeriut duke adoptuar një perspektivë holistike, deklaroi për “Xinhua” Baris Doster, studiues në Universitetin Marmara në Stamboll.

Sipas tij, Kina ka vepruar me një ndërgjegje historike, politike, ekonomike dhe sociale kur merr në konsideratë të drejtat e njeriut. Ai theksoi se të drejtat e njeriut mund të përmirësohen duke balancuar zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale.

“Nëse një vend i njeh dhe i përvetëson të drejtat e njeriut përmes përpjekjeve të tij të vërteta, paralelisht me zhvillimin, industrializimin dhe përparimin e tij, atëherë të drejtat e njeriut mund të gjejnë një themel të fortë, siç po ndodh në Kinë”, tha Doster.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas tij, pa një pikëpamje holistike, hendeku midis të zhvilluarve dhe të pazhvilluarve, midis të pasurve dhe të varfërve, thellohet dhe bëhet i padurueshëm, si në disa vende të zhvilluara.

Ndërsa përmirëson të drejtat e saj të njeriut dhe mbron veten nga ndërhyrjet e jashtme, tha Doster, Kina ka ndihmuar në mënyrë aktive me përparimin socio-ekonomik të Jugut Global përmes investimeve dhe ndihmës, e cila është e paçmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për të drejtat e njeriut në këto vende.

Ai gjithashtu nënvizoi rolin produktiv të Kinës ndër vite në qeverisjen globale të të drejtave të njeriut, duke përfshirë çështjet e të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara. (Irma)