Foto nga VCG
Përmes një deklarate të përbashkët në emër të rreth 80 vendeve në sesionin e 54-t të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara (OKB), Kina bëri thirrje për sisteme më të mira të sigurimeve shoqërore për të moshuarit. Chen Xu, kreu i Misionit Kinez në Gjenevë, tha se ndërsa plakja e popullsisë po përshpejtohet në mbarë botën, pamjaftueshmëritë në sistemet e mbështetjes sociale për këtë kategori po bëhen më të dukshme, shkruan “CGTN”.
“E drejta për sigurime shoqërore ka një rëndësi të madhe në garantimin e dinjitetit njerëzor për të gjithë personat kur ata përballen me rrethana që i privojnë nga kapaciteti i tyre për të realizuar plotësisht të drejtat e tyre njerëzore”,- thuhet në deklaratën e përbashkët.
Foto nga VCG
Ai theksoi se të gjithë, përfshirë të moshuarit, kanë të drejtën e sigurimeve shoqërore, në mënyrë që të jetojnë me dinjitet dhe të marrin pjesë plotësisht në shoqëri.
“Përmirësimi i sistemeve të sigurimeve shoqërore, mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut të të moshuarve duhet të trajtohen në të gjitha vendet”,- theksohet në deklaratën e përbashkët.
Foto nga VCG
Ai u bëri thirrje vendeve që të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar barrierat me të cilat përballen të moshuarit në lidhje me masat e sigurimeve shoqërore, në mënyrë që askush mos të mbetet pas.
“Vendet duhet të përmirësojnë sistemet e sigurimeve shoqërore, të përmirësojnë sistemet e kujdesit dhe mbështetjes së shërbimeve dhe të ndërtojnë shoqëri të arritshme. Ne duhet të respektojmë, mbrojmë dhe përmbushim të drejtat e të moshuarve, për t'u siguruar që ata të përmbushin jetën me dinjitet”, përfundon deklarata. (Irma)