Industria e prodhimit të informacionit elektronik në Kinë shënoi rritje me 5.8% në gusht
2023-10-06 11:36:43

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Industria e prodhimit të informacionit elektronik në Kinë raportoi rritje të qëndrueshme në gusht, me vlerën e shtuar të firmave të mëdha në sektor me 5.8 për qind në bazë vjetore, bëri të ditur Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, citon “Xinhua”.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë tetë muajve të parë të vitit, vlera e shtuar e kompanive kryesore të prodhimit të informacionit elektronik u rrit me 0.9 për qind në bazë vjetore.

Sipas ministrisë, eksporti, të ardhurat dhe fitimet e firmave të mëdha në këtë sektor regjistruan shenja rikuperimi krahasuar me shtatë muajt e parë të vitit.

Gjatë periudhës janar-gusht, investimet në aktive fikse në sektor u rritën me 9.5 për qind në bazë vjetore, 0.7 pikë përqindje më shumë se norma e përgjithshme e rritjes së investimeve në të gjitha industritë, sipas të dhënave.

Prodhuesit kryesorë të informacionit elektronik në Kinë janë ata me të ardhura kryesore vjetore të biznesit prej të paktën 20 milionë juanë (rreth 2.79 milionë dollarë amerikanë) secili. (Irma)