Foto nga VCG
Të ardhurat nga shitja e biletave të kinemave gjatë pushimeve tetëditore të Festës së Mesvjeshtës dhe Ditës Kombëtare, deri të premten, i tejkaluan 2.5 miliardë juanët (348.2 milionë dollarët amerikanë).
Filmat vendas dominuan grafikun e këtyre të ardhurave, me filmin e Zhang Yimou-t, "Nën dritë", që kryeson me rreth 828 milionë juanë, ose 32 për qind të sasisë së përgjithshme, deri në orën 9 të mëngjesit të së premtes, sipas platformës së të dhënave filmike “Maoyan”.
Foto nga VCG
"The Ex-Files 4: Plani i martesës", pjesa e katërt e serisë së komedisë romantike "Ex-Files", u rendit e dyta, duke fituar rreth 580 milionë juanë.
"Vullnetarët: Drejt luftës", filmi i fundit me luftë i Chen Kaige-së, siguroi vendin e tretë, me 468 milionë juanë.
Filmi biografik amerikan "Oppenheimer" krijoi 14 milionë juanë të tjerë gjatë festës, duke i çuar fitimet e tij të përgjithshme në Kinë që nga 30 gushti në 438 milionë juanë.