CFP
Hekurudha Kinë-Laos, deri të martën gjatë 22 muajve të funksionimit të saj kishte transportuar më shumë se 26.8 milionë tonë mallra, sipas “China Railway Kunming Group Co., Ltd”.
Llojet e mallrave të transportuara janë zgjeruar në më shumë se 2700 kategori. Deri të martën, hekurudha Kinë-Laos kishte transportuar 83.500 tonë fruta dhe perime, me vlerë mbi 2.2 miliardë juanë (306,4 milionë dollarë amerikanë), duke përfshirë 72.500 tonë fruta të importuara, bën të ditur “Xinhua”.
Ky vit ka dëshmuar një rritje të xhiros së ngarkesave të trajtuara nga hekurudha Kinë-Laos mbi 14 milionë tonë deri tani në 2023-shin, me më shumë se 3 milionë tonë ngarkesa importi dhe eksporti të përfshira në këtë shifër.
Hekurudha Kinë-Laos, një projekt historik, nisi funksionimin në dhjetor 2021. Kjo hekurudhë 1035 km lidh Kunmingun e Kinës me qytetin Vientiane në Laos. (Elona)