CFP
Observatori kombëtar i Kinës njoftoi se moti me shi dhe dëborë do të vazhdojë në rajonet veriperëndimore dhe jugperëndimore të vendit gjatë tri ditëve të ardhshme.
Qendra Kombëtare Meteorologjike parashikon që të enjten reshjet do të përqendrohen në Qinghai, Gansu, Ningxia dhe Shaanxi të Kinës veriperëndimore, si dhe në Tibet dhe pjesë të Sichuan dhe Hubei. Stuhi dëbore priten në pjesë të provincës Qinghai gjatë dy ditëve të ardhshme, përcjell “Xinhua”.
Duke filluar nga e premtja, reshjet do të lëvizin drejt jugut për të prekur provincat e Sichuan, Guizhou dhe Yunnan si dhe komunën Chongqing në Kinën jugperëndimore.
Ndërsa vendi po përgatitet për një tjetër kulm udhëtimi në 5-6 tetor, kur pushuesit kthehen nga pushimet tetëditore që përfundojnë të premten, sinoptikanët këshillojnë udhëtarët në rajonet e prekura të jenë të kujdesshëm në kushtet me shi dhe dëborë dhe të jenë të vetëdijshëm për ndikimin e tyre në transport.
CFP
Qendra parashikon më tej se një valë e ftohtë do të vazhdojë në veri të Kinës gjatë dy ditëve të ardhshme, me temperatura që pritet të ulen me katër deri në gjashtë gradë Celsius në disa zona. (Elona)