Banka kineze e politikave rrit mbështetjen financiare për infrastrukturën urbane
2023-10-05 15:38:59
CFP
Banka e Zhvillimit të Kinës lëshoi hua që arrijnë në mbi 340 miliardë juanë (rreth 47.36 miliardë dollarë amerikanë) për sektorin e infrastrukturës urbane në nëntë muajt e parë të vitit, duke ofruar mbështetje të fortë për ndërtimin, rinovimin dhe përmirësimin inteligjent të objekteve urbane komunale dhe publike, bën të ditur “Xinhua”.
Banka ka përfshirë infrastrukturën, objektet industriale dhe objektet mbështetëse të shërbimit të biznesit për të ofruar shërbime financiare me cilësi të lartë dhe efikase për ndërtimin e infrastrukturës urbane.
Ajo do të rrisë mbështetjen për ndërtimin e infrastrukturës urbane në një mënyrë të bazuar në treg për të ndihmuar në ndërtimin e qyteteve të jetueshme. (Elona)
CFP
Lajmet Kryesore