Konflikti në Ukrainë/ Zyrtari i NATO-s: Ushtrive perëndimore po u mbarojnë municionet
2023-10-05 16:39:48
CFP
Zyrtarët e NATO-s dhe Britanisë së Madhe kanë paralajmëruar se rezervat e municioneve ushtarake perëndimore po arrijnë fundin dhe se prodhimi duhet të rritet për të ndihmuar Ukrainën.
“Ne kemi nevojë që industria të rrisë prodhimin me një ritëm shumë më të lartë”,- deklaroi Rob Bauer, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s dhe zyrtari më i lartë ushtarak i aleancës, gjatë një diskutimi në Forumin e Sigurisë në Varshavë.
Pentagoni paralajmëroi gjithashtu për varfërimin e fondeve, citon “RTSH”.
Bauer u shpreh se fakti që aleatët kishin rritur buxhetet përpara fillimit të luftës, ndonëse kapaciteti i prodhimit nuk u rrit, çoi në çmime më të larta. (Elona)
Lajmet Kryesore