Studiuesit kinezë kanë zhvilluar një metodë të re për të ricikluar ngjyruesit e gjetur tek ujërat e zeza
2023-10-05 16:33:44

Studiuesit kinezë kanë zhvilluar një metodë të re për ndarjen dhe rikuperimin e ngjyruesve nga ujërat e zeza, të cilët përmbajnë ngjyrues organikë, duke përdorur grimca heterostrukturore hidrofile-hidrofobike (HL-HBPs). Gjetjet e tyre kanë potencial të madh aplikimi industrial dhe mjedisor, shkruan “Xinhua”.  

Një ekip kërkimor në Institutin Teknik të Fizikës dhe Kimisë të Akademisë Kineze të Shkencave zhvilloi metodën e re dhe i publikoi rezultatet në revistën “Nature Communications”. 

“Ngjyruesit organikë përdoren gjerësisht në industri, kërkime shkencore dhe jetën e përditshme. Disa prej tyre shkarkohen në ujërat e zeza, duke shkaktuar dhe ndotjen e ujit”, tha Wang Shutao, autor i artikullit.  

Song Yongyang, autori i parë, tha se grimcat mund të shpërndahen në ujë dhe në tretës organikë si etanoli dhe oktani, duke krijuar kushte të përshtatshme për rikuperimin efikas të ngjyruesve organikë.  

Sipas studimit, HL-HBP-të mund të absorbojnë në mënyrë efikase ngjyruesit organikë nga uji dhe t'i lëshojnë ato në tretës organikë brenda sekonda

ve. Metoda ka perspektiva të gjera aplikimi në fushat e trajtimit të ndotësve mjedisorë, rikuperimit dhe përdorimit të burimeve dhe zbulimit biomolekular, tha Wang. (Elona)