CFP
Hong Kongu është tregu i dytë më i përfshirë financiarisht nga 42 tregje të analizuara globalisht, duke u rritur me dy vende në bazë vjetore, sipas një raporti të publikuar të martën, cituar nga “Xinhua”.
Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut mbetet një nga tregjet më të përfshira financiarisht në botë, duke u renditur në top 10-shen për të tre shtyllat e përfshirjes financiare, sipas Indeksit Global të Përfshirjes Financiare 2023 të publikuar nga gjiganti i menaxhimit të investimeve “Principal Financial Group”.
“Duke u rikuperuar me shpejtësi të plotë nga ndikimet e Covid 19, Hong Kongu mbetet një lider i fortë rajonal në nxitjen e përfshirjes financiare”,- tha Thomas Cheong, president i “Principal Asia”.
Tregu i dytë kryesor i vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara, zbret në të katërtin.
Indeksi Global i Përfshirjes Financiare rendit 42 tregje në tri shtylla të përfshirjes financiare. Ai u krye në partneritet me Qendrën për Kërkime Ekonomike dhe të Biznesit, një nga konsulentët kryesorë të ekonomisë britanike. (Elona)
CFP