"Kjo është një kauzë e madhe, nga e cila përfitojnë popujt në të gjitha vendet përgjatë rrugës."
Më 7 shtator 2013, presidenti kinez Xi Jinping mbajti një fjalim të rëndësishëm në Universitetin “Nazarbayev” të Kazakistanit, me titull "Promovimi i miqësisë ndërmjet popujve dhe krijimi i një të ardhmeje më të mirë", duke propozuar për herë të parë nismën për ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë”.
Kazakistani është vendi i parë ku u propozua "Një brez, një rrugë" dhe bashkëpunimi në kuadër të kësaj nisme fillon nga këtu.
Një bazë logjistike ndërkombëtare është shfaqur në Lianyungang të Kinës, më shumë se 4 000 kilometra larg nga kryeqyteti i Kazakistanit Astana. Baza e Bashkëpunimit Logjistik Kinë-Kazakistan në Lianyungang është projekti i parë i platformës fizike i zbatuar pasi u propozua ndërtimi i përbashkët i "Një brez, një rrugë". Që atëherë, Kazakistani, vendi më i madh në botë pa dalje në det, ka pasur një dalje për të lundruar nga Oqeani Paqësor.
Në 10 vjetët e fundit, Baza e Bashkëpunimit Logjistik Kinë-Kazakistan në Lianyungang është zhvilluar nga një oborr i vogël magazinimi pa linjë të dedikuar hekurudhore në një qendër transporti tokësor dhe detar Azi-Evropë. Kazakistani është bërë një qendër e rëndësishme transporti që lidh Azinë me Evropën, dhe trenat e mallrave Kinë-Evropë kalojnë vazhdimisht këtu.
Fushat e bashkëpunimit ndërmjet Kinës dhe Kazakistanit në kornizën e nismës “Një brez, një rrugë” janë thelluar, duke dhënë shembullin e përfitimeve të ndërsjella ndërmjet vendeve fqinje e mike.