Bie autobusi nga mbikalimi në Venecia, të paktën 21 viktima
2023-10-05 15:51:51

Itali aksidenti (Foto Panorama)

Itali aksidenti (Foto Panorama)

Të paktën 21 persona humbën jetën të martën pasi një autobus ra nga një mbikalim pranë qytetit italian të Venecias dhe më pas mori flakë pasi ra në shina treni, njoftuan mediat lokale.

Mbi 15 vetë u plagosën, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, shprehu ngushëllimet më të thella personale dhe të qeverisë dhe tha se po ndjek nga afër zhvillimet.

Pallati “Quirinale” bëri të ditur se presidenti italian i kishte telefonuar kryebashkiakut të Venecias.

Autoritetet në Venecia njoftuan në rrjetet sociale se mbikalimi Vempa, ku ndodhi tragjedia, u mbyll përkohësisht për qarkullim. (Elona)