Rajoni i goditur nga tërmeti në Turqi mbetet i rrezikuar në dimër
2023-10-05 16:50:30

Turqi (Foto ATSH)

Turqi (Foto ATSH)

Shoqata Mjekësore Turke bëri thirrje për masa paraprake të përshtatshme për të mbrojtur mbi një milion persona në strehimoret e përkohshme, në provincën juglindore të Hatay, një nga qytetet më të goditura nga tërmetet shkatërruese të shkurtit.

“Rajoni duhet të marrë masa për të mbështetur strehimoret dhe spitalet e përkohshme gjatë sezonit të dimrit”,- tha përfaqësuesi i Shoqatës Mjekësore Turke të Hatay, Sevdar Yilmaz.

Përmbytjet e papritura goditën Hatay këtë javë, duke prekur të paktën 5000 persona, bën të ditur “ATSH”.

“Përmbytja e fundit tregon se ne nuk jemi aspak të përgatitur për dimrin”,- tha Yilmaz.

“Shumica e kontejnerëve nuk mund të përballojnë stuhi të forta, ndërsa një përmbytje më e madhe mund të çojë në përhapjen e sëmundjeve për shkak të ujit të ndotur”,- paralajmëroi ai.

Në Hatay, rreth 1 milion persona jetojnë në tenda ose strehimore të improvizuara, duke përfshirë refugjatë nga Siria fqinje, sipas Shoqatës së Mjekësisë Turke.

Rreth 160.000 të tjerë jetojnë në kontejnerë.

Më 6 shkurt, tërmetet e dyfishta vranë më shumë se 50.000 persona në Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore. (Elona)