Shanxi nxjerr sasi rekord të metanit nga qymyri
2023-10-05 16:08:56

CFP

CFP

Provinca kineze Shanxi, e pasur me qymyr, nxori 7.16 miliardë metra kub metan nga qymyri në tetë muajt e parë të vitit, një rekord i lartë për periudhën janar-gusht, sipas Zyrës provinciale të Statistikave.  

Prodhimi i metanit të Shanxi përbënte rreth 81.8 për qind të totalit të vendit në tetë muajt e parë të vitit, shkruan “Xinhua”. 

Përdorimi i metanit nga qymyri, një nënprodukt i qymyrit, mund të ulë rreziqet e minierave, të ulë emetimet e gazeve serrë dhe të lehtësojë mungesën e gazit. Shanxi është një nga disa rajonet kineze me burime të bollshme metani. Qyteti ka rreth një të tretën e rezervave të vlerësuara të Kinës të metanit nga qymyri. Deri në fund të vitit 2022, rezervat e provuara të metanit nga qymyri në provincë tejkaluan 760 miliardë metra kub.  (Elona) 

CFP

CFP